Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado, ka deklaruar se në skuadrën e Juventusit duhet të ‘luftosh’ për një vend në formacionin bazë.
Javët e fundit ylli kryesor i Juventust, Paulo Dybala, ka humbur vendin dhe është lënë në bankën rezerve në disa ndeshje nga trajneri italian, Masmiliano Allegri.
Nga ana tjetër, kur ke një trajner që nuk fal askënd, as Higuain, si Allegri, ose mëson shumë shpejt (dhe mirë), ose përfundon (për momentin) si Paulo Dybala.
Argjentinasi është lënë në stol në ndeshjen e madhe kundër Roma-s.
Allegri e ka nxejrrë në nxehje, por më pas e ka kthyer në stol sepse skuadrës i duhej diçka tjetër.
Sulmuesi ka duartrokitur dhe mbështetur skuadrën buzë fushës në atë moment delikat.
“Dybala nuk po kalon një moment të mirë”, ka thënë kolumbiani.
Mund të ndodhë ndonjëherë që të luash më pak, por ai duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet ta fitojë vendin me punën që bën në stërvitje. Është një lojtar i madh, e dimë atë që mund të na japë dhe shumë shpejt do të kthehet në fushë për të na ndihmuar”. /arbresh.info/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...