Ka ardhur para fansave një tjetër bashkëpunim i reperëve të njohur të skenës shqipe.
Gjiko, Lumi B dhe Ledri Vula i kanë bashkuar edhe njëherë forcat për të publikuar këngën e re.
“Shtrejt” është titulli i këtij projekti muzikor që është shoqëruar me videoklip.
Natyrisht se njeriu i hiteve, Big Bang, qëndron edhe prapa kësaj kënge që është realizuar nën direktivat e tij, shkruan Telegrafi.
Për ‘beat-in’ është kujdesur CashMoneyAP, ndërsa kënga është punuar në shtëpinë e hiteve, RedBox Entertainment.
Produksioni Fati.TV është kujdesur për kompletimin e anës vizuale.
Tre reperët që janë pjesë e këtij projekti, kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën në realizmin e disa hiteve. /Telegrafi
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë