Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar një ditë pas zhvillimeve dramatike në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një formë iu është kundërpërgjigjur ambasadorëve, ndonëse nuk i ka përmendur me emra, njofton klan kosova.
Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik Ruari O’Coneell kanë thënë mbrëmë se “nëse shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale, Kosova do të izolohet”.
“Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Twitter.
“Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim dhe dialog”.
Amidst speculations it’s important that everyone continues to be confident about Kosovo’s future and its democratic processes. Kosovo’s society and leadership remain fully comitted to democracy, rule of law, reconciliation, dialogue and relations on an equal and fair basis.
https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/944540581753171968?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Freagon-thaci-vazhdoni-te-jeni-te-sigurt-per-te-ardhmen-e-kosoves%2F
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...