Barcelona është e vështirë për tu ndalur kur mjeshtri Andres Iniesta është në formë, ka thënë ish mbrojtësi i Real Madridit – Ivan Campo.
‘Los Blancos’ synojnë të marrin tri pikë të plota në El Clasico për të zvogëluar diferencën prej 11 pikëve ndaj Barcelonës, e cila qëndron në krye të tabelës si e pamposhtur këtë sezon në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

“Barcelona ka lojtarë fantastik, nuk është vetëm Messi e Luis Suarez. Ata kanë Sergio Busquetsin, Ivan Rakiticin dhe lojtarin tim të preferuar – Andres Iniestan. Unë mendoj që kur Iniesta është në formë, Barcelona sigurisht fiton”, ka thënë Campo.
“Si një skuadër, ku ata janë në formë, ata janë vështirë për tu ndalur. Jo vetëm për Real Madridin por edhe për skuadrat e tjera si Manchester United dhe Juventusi”
43-vjeçari ka shpenzuar pesë vite te Real Madridi gjatë karrierës së tij./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër