Një adoleshent i cili është i njohur në YouTube është qëlluar për vdekje në Meksikë.
Juan Luis Lagunas Rosales postoi një video kur ishte i dehur që i drejtohej Nemesio Ocegera Cervantes, gjithashtu i njohur si ‘El Mencho’, transmeton portali arbresh.info
17-vjeçari mund të dëgjohej duke thënë ‘El Mencho mund të ma thithë k****’.
Cervantes është një nga bosët më të rrezikshëm në Meksikë, si dhe lideri i kartelit të Jaliscos, Gjenerata e Re.

‘El Mencho’ është në listën e më të kërkuarve dhe ka një shpërblesë prej pesë milionë dollarësh për kokën e tij.
Rosales u qëllua për vdekje sa ishte me miqtë në një bar në Jalisco, kur një grup individësh hynë dhe hapën zjarr ndaj tij.
Ai vdiq pasi u qëllua me 15 nga 18 plumba sa u shkrepën drejt tij, dhe identifikimi i tij u bë vetëm përmes tatuazheve./Arbresh.info/

LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...