Liverpooli është duke refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve nga Barcelona për mesfushorin Philippe Coutinho.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton që Barcelona dëshiron të shtrojë ofertën e tyre për merkaton e muajit janar, por Liverpooli refuzon t’i përgjigjeve thirrjeve të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, ekziston një besim në rritje brenda Barcelonës që Liverpooli nuk mendon të bëjë biznes rreth Philippe Coutinhos gjatë muajit të ardhshëm.
Megjithatë, pavarësisht qëndrimit që do të ketë skuadra angleze, Barcelona thuhet se nuk do të dorëzohet lehtë.
Gjiganti katalunas ka të përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro, e cila mund të rritet bazuar në paraqitjet dhe suksesin./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion