Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness beson që superylli Neymarn nuk është “aq i mirë”.
Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit kur u largua nga Barcelona për transferim te gjiganti francez Paris Saint Germain gjatë muajit gusht për një shumë prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“Neymar nuk më duket aq i mirë”, ka thënë Hoeness duke insistuar se sulmuesi është i mbivlerësuar.
“Ne nuk mund të investojmë 222 milionë euro në Neymarin, i cili nuk më duket aq i mirë, as 180 milionë për (Kylian) Mbappen, i cili më pëlqen më shumë”
25-vjeçari ka realizuar 17 gola dhe ka krijuar 11 asistime brenda 19 paraqitjeve në Liga 1 dhe Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...