Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nuk ka pranuar ende asnjë ankesë lidhur me procesin e rivotimit në komunën e Istogut.
Kështu ka thënë për Telegrafin, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Deri më tani kur po flasim në PZAP nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rivotimin për kryetar të komunës së Istogut”, ka thënë Desku.
Ndryshe komuna e Istogut dje ka përfunduar procesin e rivotimit për kryetar komune, ku nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë fitues me 50.1% duke lënë mbrapa Haki Rugovën e LDK-së me 49.9% të votave.
Afati ligjor për parashtrim të ankesave është 24 orë prej momentit të mbylljes së vendvotimeve dhe ky afat përfundon sot në orën 19:00.
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...