Është shënuar një tjetër inc ident në protestën që opozita shqiptare po mban para Kuvendit të Shqipërisë kundër zgjedhjes nga mazhoranca të kryeprokurorit të përkohshëm.
Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi është lënduar nga forcat e policisë së shtetit që janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Gjatë momentit që turma tentoi të thyejë kordonin e parë të sigurisë të vendosur para Parlamentit, deputetja e LSI-së ka shkuar të ndihmojë një grua që po shfaqte probleme shëndetësore në këtë situatë të krijuar. Por sipas Kërpacit, jo vetëm gruaja është tërhequr zvarrë nga policia, por edhe ajo vetë. Në një prononcim për mediat, deputetja u pa e gjakosur në duar, ndërsa akuzoi policinë si të lidhur me krimin.

“Më ka dhunuar më ka tërhequr zvarrë, kjo është policia që duam
Më ka tërhequr zvarrë mua dhe mijëra qytetarë të lirë që janë aty për vendin, kjo është një qeveri droge
Isha duke i dhënë ndihmë një zonje të cilën po e tërhiqnin zvarrë dhe më kanë tërhequr zvarrë edhe mua”, tha deputetja./GazetaExpress/

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave