Me tone të larta ka nisur seanca e ditës së sotme, ku pritet të votohet kryeprokurori i ri i Përkohshëm.
Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Kryemadhi bëri thirrje që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e kryeprokurorit, ndryshe ky veprim do të ketë pasoja.
“Ndërprit seancën për rendin e ditës. Hilacakët më të mëdhenj jeni ju, por kjo punë ka marrë fund, nuk ka për të vazhduar kjo histori, nëse doni një prokuror të mbulojë zullumet tuaja, pisllëqet që keni bërë kjo gjë ka marrë fund, nuk ka as prokuror të përkohshëm, as të përgjithshëm, as shqiptar e as ndërkombëtar të mbulojë pastrimin e parave të drogës që po helmojnë shqiptarët, raporton Lapsi.al.
Edhe këtij i duket normale përdorimi i kokainës, ik dhe mos u kthe të shpëtojnë shqiptarët, por të shpëtojë edhe familja jote prej teje”- tha Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët për një koment për emrin e Arta Markut si prokurore e përgjithshme, Kryemadhi tha se opozita ka dalë të protestojë sot “për të gjithë fëmijët e Shqipërise, sepse Edi Rama është një i çmendur që nuk ka dashur fëmijët e tij, e jo më të dojë fëmijët e Shqipërisë”. /Lapsial./
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...