Një defekt në sistemin elektrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson të Atlantas në SHBA, aeroporti më i ngarkuar në botë, ka lënë mijëra pasagjerë të bllokuar duke shtyrë edhe shumë fluturime për një kohë të pacaktuar.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi për bllokimin e fluturimeve në Atlanta në orë 11:30 të së dielës, ora lokale, duke nënkuptuar se aeroplanët po mbahen në aeroportet e tyre të nisjes.
Në Hartsfield-Jackson zhvillohen mesatarisht 2.500 fluturime, me të cilët udhëtojnë afro 275.000 pasagjerë në ditë, sipas faqes së saj të internetit.
Për shkak të madhësisë së tij, ndërprerja mund të ketë një efekt të madh në të gjithë trafikun ajror, si brenda dhe jashtë SHBA-ve./tch/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...