Egjipti ka hapur për katër ditë vendkalimin kufitar Refah në të dyja drejtimet për situata humanitare, studentë dhe për të bllokuarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra persona që në mëngjes filluan të presin në vendkalimin kufitar Refah për të kaluar në anën e Egjiptit me autobusë. Pasi që Egjipti ka hapur vendkalimin, autobusi i parë nga Gaza ka kaluar në Egjipt.
Në një njoftim ditën e enjte, autoritetet egjiptiane kishin konfirmuar se vendkalimi kufitar Refah do të hapet për katër ditë në të dyja drejtime.
Qeveria e Egjiptit pas grusht shtetit në këtë vend më 3 korrik 2013, mbylli vendkalimin kufitar Refah, të cilin e hap në periudha të shkurtra kohore.
Gjashtë prej shtatë vendkalimeve kufitare në Gaza janë nën kontroll të Izraelit, përveç Refahut, që është nën kontroll të Egjiptit. Katër prej këtyre gjashtë vendkalimeve të cilat përdoreshin për qëllime tregtare, pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së detyrës nga Hamasi në qershor të vitit 2007 ishin mbyllur nga Izraeli.
Ndërkaq, nga dy vendkalimet e tjera, Bejt Hanun përdoret për kalimin e atyre që kanë pasaporta të huaja, të sëmurëve dhe biznesmenëve në Bregun Perëndimor. Kurse vendkalimi Kerm Ebu Salim përdoret për kalimin e disa produkteve tregtare. Kerm Ebu Salim dhe Bejt Hanun shpesh po mbyllen për arsye të ndryshme./Anadolu Agency
Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën...
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, pë...
Kurti mori pjesë në konferencën IMPACT 2025 në Poloni
Barduani mbledh ambasadorët, temë diskutimi edhe situata pas...
IKSHPK: Brenda një javë regjistrohen 9 raste të fruthit në K...
Gjenden mbetje mortore në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, ...