Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar se është i kënaqur me rikthimin e Gareth Bales nga lëndimi.
Bale bëri të mërkurën paraqitjen e tij të dytë për ‘Los Blancos’ që nga shtatori dhe shënoi në fitoren 2 me 1 të skuadrës spanjolle ndaj Al Jaziras në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi uellsian ka pasur probleme me lëndime edhe këtë sezon, por mund t’i ndihmojë kampionit të Evropës të fitoj në finalen e Kupës së Botës për Klube të shtunën kundër skuadrës braziliane Gremio.
Zidane ka mirëpritur rikthimin e ish sulmuesit të Tottenham Hotspurit, i cili është kërkuar për transferim larg nga klubi në Bernabeu gjatë muajve të fundit.
“Jam shumë i lumtur të shoh që Garethi është sërish me ne. Ai duket shumë i lumtur dhe jam i kënaqur që është me bashkëlojtarët e tij. Ne do të shohim progresin e tij. Të shtunën është një finale dhe ai është i përgatitur për të luajtur”, u ka thënë Zidane gazetarëve.
Bale ka startuar vetëm në katër ndeshje në La Liga këtë sezon për Real Madridin./arbresh.info/
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...