Serbët dhe shqiptarët duhet të ndërtuar besimin reciprok dhe fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe, ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.
Kjo, ka deklaruar Jevtiq, duhet të bëhet që të mundësohet komunikim më i mirë në mes komuniteteve në të ardhmen.
“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve, brezi i mesëm dhe më të vjetër e di serbishten, gjë që nuk vlen edhe për popullatën serbe, dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Jevtiq, transmeton KlanKosova.
“Mendoj se çështja e gjuhës është e një rëndësie jetike për këtë për të ndërtuar besimin”.
Ai thotë se përvoja e tij profesionale dhe personale i ka mësuar atij që gjithmonë të vendosë jetën e njerëzve të zakonshëm përpara politikës./Klan Kosova/
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...