Gjatë ditës së djeshme u krye varrimi i vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka ku ra në sy një pjesëmarrje e madhe njerëzish.
I shoqëruar nga forca të shumta policie ishte edhe djali i Aleksandrit, Samueli i cili mori pjesë në varrim, ndërsa mungoi djali tjetër, Klajdi.
Mësohet se Samuel Ndokës, djalit të Aleksandër Ndokës, iu dha vetem 4 orë leje nga Drejtoria e Burgjeve.
Pas ceremonisë mortore të të atit, ai është shoqëruar sërish nga trupa e Policisë që e kishte atë në mbikëqyrje gjatë të gjithë kohës. Samuel Ndoka, 18 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës, së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë. /albeu.com/
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu