Fanatikët e ISIS-it kanë kërcënuar të kryejnë sulme të ujkut të vetmuar në Amerikë.
Kjo është propaganda më e fundit online e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info
Në një poster, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të shihen të veshur si të burgosur dhe të gjunjëzuar para një ekzekutuesi xhihadist para xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.
Fotografia vjen me një paralajmërim: “O hebrenj dhe adhurues të Kryqit. Ju betohemi se do t’ju thyejmë qafën dhe derdhim gjakun tuaj në oborrin e Al Aksës dhe kudo tjetër, ky është një premtim për Allahun dhe ne do ta bëjmë realitet. Keni kujdes. Ajo që vjen do të jetë e tmerrshme dhe e hidhur”.
Një seri tjetër i fotografive tregon flakët që përfshijnë ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Uashington dhe një ekstremist me një pistoletë në Kaliforni./Arbresh.info/
Rrahen mes vete dy urologë të QKUK-së
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje traspor...
Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant, me të cilin nuk dua...
Hajdaraj i drejtohet BE-së dhe EULEX-it me kërkesë për inter...
Ambasada e ShBA-së ua rikujton deputetëve: Afati për konstit...
Ngërçi politik, Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetuese...