Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar hapjen e dy kapitujve të djeshëm në negociatat me BE-në.
Pjesëmarrjen në samitin e klimës Vuçiq e sheh si një mundësi për t’u takaur me presidentin francez i cili aktualisht është një nga figurat më të rëndësishme politike në Evropë.
Sipas Vuçiq, përpos mbështetjes së rrugës evropiane dhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike, Franca mund të ketë një ndikim në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, transmeton lajmi.net.
Sa i përket anëtarësimit më të shpejt të Serbisë në BE, Vuçiq ka thënë se do të ishin kampionë nëse do vendosnin sanksione ndaj Rusisë dhe të njihnin Kosovën si shtet.
“Në qoftë se Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë dhe njeh Kosovën e pavarur do të shpallej ‘kampion’”, është shprehur Vuçiq duke futur në këtë mes edhe përparimin në gjyqësor./Lajmi.net/
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi