Superylli i Real Madridit, Toni Kross, ka elektrizuar tifozët e Premierligës me përgjigjen e tij se cili mesfushor është më miri ndërmjet Gerrard, Scholes dhe Lampard.
Gjermani konsiderohet si mesfushori më i mirë në botë në pozitën e tij, dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Bernabeu, por ai gjithmonë është lidhur me një kalim në Manchester United.
Ish trajneri i Manchester United, David Moyes, para disa javës e kishte pranuar se ai kishte arritur marrëveshje me gjermanin për tu transferuar në Old Trafford, dhe natyrisht se përgjigja e tij nuk ishte befasi.
Paul Scholes https://t.co/U301mtgHsQ
— Toni Kroos (@ToniKroos) December 11, 2017
Në pyetje & përgjigje në rrjetin social, Twitter, ai ishte pyetur: Duke qenë top mesfushor, cili është më i miri në mes të Lampard, Gerrard dhe Scholes?

Ish anëtari i Bayern Munich u përgjigj shumë thjesht: ‘Paul Scholes’.
Reprezentuesi gjerman cilësohet si pasuesi më i mirë në botë. /arbresh.info/
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...