Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar një letër nga homologu i francez, Emmanuel Macron, përmes së cilës konfirmon vizitën e tij në Serbi.
Në letër Emmanuel Macron vë në theks marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij janë të bazuara në lidhje miqësore dhe të thella, veçanërisht “lidhja mes Serbisë dhe Francës ka të bëjë me vëllazërinë që i bashkonte të dy vendet gjatë Luftës së Parë Botërore”, shkruan “RTS”, transmeton portali arbresh.info
Macron në letër ka përmendur edhe takimin mes tij dhe Vuçiç në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ku edhe është diskutuar për vizitën e tij në Serbi, e cila pritet të ndodhë në fillim të vitit 2018./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin