Aktorja e dashur turke, Hazal Kaya, e njohur si Marali e serialit me të njëjtin emër, ka folur për herë të parë publikisht për sëmundjen nga e cila vuan.
Gjatë një interviste për “Ranini TV”, Kaya tha se më parë kishte vuajtur nga diabeti, dhe kilogramët e tepërt, ndërsa së fundmi nga ankthi.
“Kam qenë shumë e prekur nga çrregullime të ankthit, tani jam shumë më mirë”, tha ajo, duke kujtuar kohët kur vazhdimisht kishte parandjenja sikur do t’i ndodhte diçka e keqe.
Nga një sëmundje e tillë ka vuajtur edhe këngëtarja me famë botërore, Adele.

Çrregullimet e ankthit i referohen çrregullimeve psikiatrike që përfshijnë frikë dhe shqetësim ekstrem, panik dhe fobi.
Muajin e kaluar 27-vjeçarja Kaya u paraqit në publik me një foto ku i shkurtonte flokët mamasë së saj, diagnostikuar me kancer.
Fatmirësisht diagnostikimi ka qenë i hershëm dhe shpresat që ajo të shërohet plotësisht janë të mëdha./balcanweb.com
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt