Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka ngushëlluar familjen Pllana pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar, Shkëlqimi.
“E nderuara familje e Shkëlqim Pllanës!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Ndonëse i ri, Shkëlqimi u shqua si futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe nxënës shembullor. Ne shpresojmë dhe besojmë se organet përgjegjëse shtetërore, do ta zbardhin rastin dhe ata që ndaluan jetën e Shkëlqimit në lulen e rinisë do ta marrin dënimin e merituar.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shkruhet në njoftimin e FFK-së, raporton arbresh.info. /arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s