Papa Françesku ka kërkuar sërish sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Pas këtij vendimi do të nisë edhe zhvendosja e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.
“Ati i Shenjtë përsërit kërkesën e tij për qetësi dhe durim nga të gjitha palët”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.
“Të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen për të parandaluar spiralet e dhunës në këto momente të rënda”, theksohet në të.
/SYRI.net/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron