Ylli brazilian, Philippe Coutinho dëshiron garanci nga shefat e klubit se ai do të lejohet të largohet gjatë verës tek Barcelona, ekipi që e kërkon që një kohë të gjatë.
Coutinho është i preferuari kryesor i Barcelonës për ta transferuar në Camp Nou dhe ky nuk është më një sekret.
Redsat hodhën poshtë tri oferta për yllin brazilian gjatë afatit kalimtar veror, me ofertën e fundit të Barçës që thuhet se ishte plot 114 milionë funte apo 130 milionë euro.
Këto refuzime të njëpasnjëshme e kanë nervozuar Coutinhon, i cili dëshiron të bashkohet me gjigantin katalunas dhe të luaj përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
Coutinho është në super formë këtë sezon
Sipas mediumit britanik The Mirror, katalanasit përsëri pritet të kthehen për Coutinho muajin e ardhshëm dhe lojtari dëshiron një garanci nga drejtuesit e Redsave që ai do të lejohet të kalojë në Spanjë sapo të hapet afati veror.
Kjo marrëveshje e kompromisit do t’i lejonte kreatorit të lojës të përqendrohej në Anfield deri në fund të sezonit dhe pastaj të kalonte në La Liga.
25-vjeçari brazilian ende e ka të vendosur zemrën e tij në një lëvizje të ëndrrave në Barcelonë, pasi një kalim në Camp Nou do të ishte kulmi i karrierës për të.
Vendimi për të shtyrë një lëvizje deri në verë do t’i jepte edhe Liverpoolit kohë për të gjetur një zëvendësues adekuat dhe kjo marrëveshje pritet të aprovohet nga drejtuesit nga Anfield. /Telegrafi/
Ministrja Kusari-Lila priti përfaqësuesit e shoqatës “Kosova...
Australia apel familjarëve të diplomatëve: Largohuni nga Izr...
IPK rekomandoi suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy r...
Osmani: Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore dhe st...
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja
Anëtari i bordit të Barcelonës: Ne mund të nënshkruajmë lojt...