Derisa merkato dimërore po afrohet, thashethemet për transferimin i Cuadrados në Arsenal kanë nisur sërish.
Sipas raporteve të ndryshme, “Topçinjtë” do të bëjnë një tjetër përpjekje në merkaton e muajit janar për të nënshkruar me Juan Cuadradon, transmeton portali arbresh.info.
Gjithçka nisi në muajin qershor para se Cuadrado t’i bashkohej Juventuesit në formë të përhershme. Edhe pse nënshkroi kontratë, thashethemet vazhduan deri në fund të verës.
Arsenali ishte duke kërkuar shumë transferimin e tij para se ai të transferohej madje te Chelsea në vitin 2015.
Kur erdhi shtatori, mediat italiane më në fund pranuan se storiet rreth tij ishin të tepërta, por duket se gjërat kanë ndryshuar sërish dhe ende pa arritur janari, tashmë kanë filluar të pretendojnë se Arsenali do kërkoj të njoftohet për disponueshmërinë e tij.
Cuadrado realizoi tri gola dhe krijoi 10 asistime brenda 45 ndeshjeve sezonin e kaluar./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...