Arturo Vidal i ka siguruar tri pikë të plota kampionit në fuqi të Gjermanisë.
Bayern Munichu ka mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 rivalin e pasdites të së shtunës, Eintracht Frankfurt, duke siguruar tri pikë të plota me golin e mesfushorit kilian, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra Jupp Heynckes është rikthyer në formën e tyre qysh pasi ish trajneri i tyre mori detyrën si zëvendësues i Carlo Ancelottit. Pas dy fitoreve radhazi, “Bavarezët” kanë mposhtur në Commerzbank Arena skuadrën e trajnerit Niko Kovac duke përforcuar kreun në tabelën e Bundesligës.

Mesfushori 30-vjeçar, Arturo Vidal realizoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 20′. Pas një harkimi nga rivënia nga këndi e ekzekutuar nga Joshua Kimich, kiliani la të pashpresë portierin Lucas Hradecky.
Bayern Munichu tani ka 35 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se RB Leipzigu, ndërsa Eintracht Frankfurti ka 22 pikë dhe qëndron në pozitën e nëntë./arbresh.info/
Goli i realizuar nga Arturo Vidal:
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...