Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ai i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, si dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), Basri Sejdiu, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për të vlerësuar përcaktimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës. Kjo marrëveshje ka për qëllim final që kjo kategori ta përfitojë pensionin invalidor sipas legjislacionit në fuqi.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon edhe një herë se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’u dalë zot të gjitha kërkesave dhe problemeve institucionale, për të cilat ata nuk kanë gjetur zgjidhje deri më tani.
‘Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësisë të veçantë në dy dimensione. Në dimensionin e parë se ka përmbushur hallkën e fundit të përcaktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së. Dhe, në dimensionin tjetër, është se përdor mjekët më profesionistë të SHSKUK-së, për të përcaktuar këtë shkallë”, ka thënë Ismaili.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i fundit para se Komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së të fillojë punën.
Kurse, Ky komision, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se do të formohet nga mjekët më profesionistë që ka vendi.
Me këtë marrëveshje parashikohet bashkërenditja e veprimeve të të dy ministrive, lidhur me themelimin e komisioneve konziliare në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi