Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Koreja Veriore dëshiron negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara , që të kërkojnë garanci për sigurinë e saj, raporton “Reuters”.
Lavrov tha se e kishte njoftuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, mbi dëshirën e Phenianit gjatë takimit në Vjenë, transmeton portali arbresh.info
“Ne e dimë që Koreja Veriore dëshiron bisedime me Uashingtonin për të garantuar sigurinë e saj. Ne (Rusia) jemi gati të mbështesim këtë dhe jemi gati të marrim pjesë në lehtësimin e negociatave”, tha Lavrov.
Ai ka theksuar se Rex Tilleson është njoftuar për të gjitha detajet./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...