Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se tema e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duhet të mbyllet, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se tashmë marrëveshjen e kanë proceduar për në Kuvend dhe presin votën dhe mbështetjen e deputetëve.
“Nuk dua tu them deputetëve se di duhet të votoni, por dua të ju them vetëm një gjë pa dashur e polemizu. E di që kur kemi fushata zgjedhore, kjo bëhet si në formë poetike, e në Kuvend duhet me marrë vendime si në formë të prozës. Tema e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të zi duhet të mbyllet”, ka thënë ai.
Sipas tij, tema e demarkacionit kërkon mbështetje të madhe dhe kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me votën por edhe me peshën dhe përgjegjësitë./arbresh.info/.
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë