“Ku ka zë nuk është pa gjë”, thuhet dhe është kështu, pasi zërat se Luçiano Moxhi do të marrë një klub në Maltë janë rikthyer sërish.
Ishte lakuar vite më parë diçka e tillë, por që vjet ish-drejtori i Juventusit u shfaq në Shqipëri dhe nisi një bashkëpunim me Partizanin.
Por duket se ky bashkëpunim mund të mbyllet së shpejti dhe “calciomercato.it” shkruan se marrëdhëniet e Moxhit me Gaz Demin nuk janë më të mirat pas largimit të Julianos dhe disa prej lojtarëve, shkruan Sportal.al.
Një largim i mundshëm është në horizont te të kuqtë, por ndërkohë mund të ndodhë që Moxhi të vijojë punën e tij paralelisht në të dyja klubet. /Sportal.al
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...