Forcat e Armatosura përkujtuan 105-vjetorin e krijimit të tyre. Ceremonia duhet të ishte zhvilluar të hënën, por për shkak të angazhimit masiv të ushtrisë në zonat e përmbytura, ceremonia u shty për të martën.
“Në këtë përvjetor historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë patriotët që kontribuan me krijimin dhe fuqizimin e ushtrisë shqiptare”, tha kreu i shtetit, Ilir Meta.
Ministrja Olta Xhaçka vlerësoi rolin e trupave shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
“Pjesë e strukturave të NATO-s, forcat tona të armatosura japin kontributin e tyre në luftën kundër terrorizmit, por edhe në vendosjen e paqes kudo që u kërkohet në tokë, në det dhe në ajër”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, shkruan top channel.
Gjatë ceremonisë baza ajrore e drejtuar nga Kolonel Kuto Hasani, u vlerësua me medalje për përmbushjen e misioneve.
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama uroi përmes një postimi në rrjetet sociale “ditëlindjen” e FA.
“Në këtë ditë, që shënon edhe 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”, shkruan ai./Top Channel
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...