Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero mund të mos jetë në dispozicion për derbin e së dielës kundër Manchester United.
Aguero ka startuar në katër ndeshjet e fundit te City brenda të gjitha kompeticioneve, por ka shënuar vetëm një herë dhe ishte gjithashtu i qetë edhe në fitoren 2 me 1 ndaj West Ham United në Etihad, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Angli pretendojnë se Guardiola ka vërejtur një rënie të formës së Agueros qysh pasi theu brinjët në shtator, megjithëse argjentinasi ka realizuar ende 11 gola brenda 15 ndeshjeve këtë sezon.
Në vend të tij besohet se është duke u favorizuar Gabriel Jesues, i cili ka shënuar 10 gola brenda të gjitha kompeticioneve deri tani.
City udhëton në Old Trafford me tetë pikë më shumë se United në krye të tabelës./arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...