Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e paraparë për në orën dhjetë.
Edhe pse është pritur që në këtë mbledhje të caktohet seanca për demarkacionin, kjo e fundit nuk është në rend dite, shkruan arbresh.info.
Si pika të rendit të ditës janë : Formimi i Komisionit parlamentar për MSA-në, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.
E para se të fillonte mbledhja një gjë të tillë që si pikë e rendit të ditës nuk do të jetë demarkacioni për arbresh.info e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Ajo ka thënë se nuk pritet që demarkacioni të jetë pikë e rendit të ditës.
“Nuk e besoj se do të jetë si pikë e rëndit të ditës edhe demarkacioni, së paku nuk na kanë njoftuar. Nuk pritet që të jetë demarkacioni, dhe nuk e kanë përmend që është në pyetje demarkacioni”, ka thënë ajo.
Qeveria ke Kosovës dje ka vendosur që Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe Raportin vlerësues të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit t’i procedojë së bashku në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...