Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth Diego Costas para ndeshjes së sotme në Ligë të Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Costa u largua nga Chelsea për transferim në Atletico gjatë muajit shtator dhe mund të regjistrohet si lojtar i tyre nga 1 janari, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja e Chelseat ndaj Atleticos të martën do të bëjë që skuadra spanjolle të kalojë në Evropa Ligë, por Conte nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse loja e Costas në këtë kompeticon këtë sezon do t’i ipte atij ndonjë kënaqësi.
“Costa? Evropa Liga? Mendoj se ne duhet të kemi respekt për Atletico Madridin dhe të gjithë skuadrën, jo për një, dy apo tre lojtarë”, ka thënë ai.
“Nëse e gjithë skuadra pas ndeshjes së nesërme luan në Evropa Ligë, kjo mund të ndodhë dhe duhet të kemi respekt të madh për të gjithë skuadrën dhe mbi të gjitha për trajnerin”
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë