Qeveria e Kosovës e ka vendosur edhe zyrtarisht, nga sot, në Sankoc të Gllogocir Stadiumin Kombëtar të Kosovës.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të sqarohet nëse rrezikohet aspekti financiar, para se të merret vendimi.
Por, sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, lokacionet nuk i kanë kry procedurat për shpronësim në Prishtinë dhe është vendosur për lokacionin e ri.
“Pas pranimit të FFK në FIFA dhe UEFA e bënë të domosdoshëm ndërtimin e një stadiumi me standarde të larta. Synon përmirësimin e kushteve dhe promovimin e futbollit,” është shprehur ministri Gashi.
Ai ka bërë të ditur se e gjithë hapësira përfshinë 25 hektarë tokë, afër aeroportit “Adem Jashari”, katër kilometra nga Prishtina.
Pas marrjes së këtij vendimi rreth lokacionit, pritet të bëhet bartja e pronës nga komuna tek autoritetet qeveritare, të bëhet studimi i fizibilitetit dhe hartimi i legjislacionit përkatës./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit