Frank Lampard për ‘BT Sports’ ka zbuluar se si Chelsea e largoi atë për t’i bërë vend një lojtari tjetër.
Lampard beson se Chelsea e largoi nga skuadra, pasi nuk kanë besuar se do të ishin një dyshe e mirë në mesfushë me spanjollin, Cesc Fabregas.
Fabregas ishte transferuar nga Barcelona nga trajneri Jose Mourinho dhe vetëm disa ditë më pas Lampard, u largua nga Stamford Bridge për t’u transferuar në New York City.

“Unë nuk kam luajtur me Fabregasin te Chelsea.Në thelb, ata më larguan mua për t’i bërë vend Fabregasit”, ka deklaruar Lampard.
Shkas i gjithë kësaj ishte një ndeshje mes Manchester United dhe Arsenalit në vitin 2004, kur Fabregas dhuroi një shfaqje të mirë para syve të Sir Alex Ferguson.
Kujtojmë se Lampard ishte pjesë e Chelseas për plotë 13 vite, nga viti 2001 deri në vitin 2013. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...