Nëse e keni shikuar ndeshjen mes Southamptonit dhe Bournemouthit të dielën pasdite, atëherë me shumë mundësi jeni impresionuar në fund nga Ryan Bertrand.
Por, për të gjithë ata që nuk arritën të ndjekin këtë takim, atëherë Telegrafi e rikthen edhe një herë spektaklin e anglezit.
Loja ishte në kohën shtesë dhe rezultati ishte 1-1, vendasit ishin duke sulmuar dhe në atë moment topi doli jashtë.
Rivënien anësore e mori përsipër Bertrand dhe e gjitha kjo me qëllimin për të humbur kohë sa më shumë, përcjell Telegrafi.
Fillimisht bënte si i hutuar duke shikuar bashkëlojtarët, pastaj humbi disa sekonda duke fshirë topin dhe në fund aktroi se kinse i rrëshqiti nga dora dhe duhet ta bënte përsëri.
Këtu filloi spektakli, ish-mbrojtësi i Chelseat, u kthye nga kamera ia bëri më sy asaj dhe pastaj me një gjest tregoi se e bëri gjithë këtë për të humbur kohën.
https://twitter.com/Doniestconte/status/937379198116569088?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-gjithe-po-flasin-per-taktiken-e-bertrandit-per-te-humbur-kohen-ne-takimin-ndaj-bournemouthit-video%2F
Gjithsesi, vlen të theksohet se Bertrand në fund ishte lojtari i ndeshjes, kjo pasi arriti të bëjë një paraqitje ndaj skuadrës së Eddie Howe.
Southamptoni renditet në vendin e 11-të dhe ndeshja e ardhshme e tyre është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...