Një detaj që ndoshta njerëzit e kanë vënë re edhe te Donald Trump edhe tek Eduard Ndocaj, është kapela e kaubosjve që të dy preferojnë të mbajnë.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, ish-deputetit Ndocaj iu shfaq në ekran një fotografi e tij dhe një fotografi e presidentit amerikan me kapelën e kaubojsit.
Porsa e ka parë fotografinë, është shprehur: “Të dy biznesmenë të suksesshëm”, transmeton xing.al.
Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi e pyeti atë nëse ai e ka kopjuar Trumpin apo Trump atë.
“Me thënë të drejtën ky mban gjithmonë një kapele të kuqe. Më duket më ka kopjuar ky mua”, ka thënë Ndocaj duke e bërë për të qeshur publikun.
Mirëpo, më pas shtoi: “Bëj shaka se ky është kaubojs i vjetër dhe një njeri i jashtëzakonshëm”.
Gjatë emisionit, ai iu është përgjigjur pyetjeve të shumta ngacmuese nga Ermali.
Ndërsa në videon e mëposhtme mund ta shikoni emisionin e plotë./xing.al
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...