Liverpooli ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 1-5 në Ligën Premer.
Ashtu si ndaj Stoke, kjo ishte një fitore e lehtë nga Reds.
Goli i parë në takim erdhi nga Emre Can (30′), ndërsa pas një minute shënoi Roberto Firmino.
Firmino shënoi edhe në minutën e 50-të, ndërsa vendasit golin e nderit në këtë takim e shënuan me anë të Glenn Murrayt (51′), përcjell Telegrafi.
Në minutën e 88-të, pas dy asistimeve te golat e parë shënoi Philippe Coutinho, ndërsa për rezultatin përfundimtar 1-5 u përkujdes Lewis Dunk me një autogol (90′).
Pas kësaj fitiore Liverpooli ngjitet në vendin e katër me 29 pikë, Brighton vazhdon në poztiën e 11-të me 17 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Evertonit, kurse Brightoni udheton te Huddersfieldi. /Telegrafi/
https://youtu.be/TSxaxqkztLA
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë