Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka vlerësuar si sukses integrimin e sistemit të drejtësisë edhe në veri të vendit.
Por Delawie tha se ende ka punë për të bërë që gjyqtarët në veri të nisin ndarjen e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri në konferencën e shtatë vjetore Gjyqësore në Kosovë të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.
“Bashkërisht kemi mundësinë që të shënojmë përparimin që e kemi arritur kohët e fundit por dhe t’i trajtojmë mangësitë e sistemit që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Përshëndes integrimin e gjyqtarëve serbë në Kosovë, kjo ishte një e arritur e madhe për të gjithë qytetarët, sepse ndarja e barabartë në ligj janë të drejta themelore demokratike”.
“E di që është dashur kohë për tu arritur kjo por ka ende shumë punë për tu bërë”, është shprehur ai, derisa ka theksuar se shumica e çështjeve politike tashmë janë përmbushur./ekonomia online
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...