Reshjet e dendura te shiut që po vazhdojnë të bien tash e 24 orë kanë shkaktuar telashe në komunën e Malishevës.
Ekipet e emergjencave janë në terren, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar nëse reshjet vazhdojnë me të njëjtin intensitet. Ura që lidh Gurbardhin me Mirushën është e mbuluar nga uji dhe qarkullimi rrugor është vështirësuar.
Zyrtarë të Drejtorisë për emergjenca dhe shpëtim kanë dalë në terren dhe po e monitorojnë situatën. Të dy lumenjtë që përshkojnë Malishevën kanë dalë nga shtrati, por për fat nuk ka dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe biznese. Nëse reshjet vazhdojnë pritet që situata të ndërlikohet.
Zyrtarët institucionalë apelojnë tek familjarët për kujdes të shtuar. Ndërkaq në Suharekë dhe Rahovec sipas shtabeve të emergjencave situata për momentin është nën kontroll./rtk
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155613891888859/
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...