Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbrojtjen e qytetareve që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.
Propozimi është bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se Qeveria të shpreh gatishmëri për mbrojtjen e qytetareve tanë që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara.
“Duhet marrë veprime për mbrojtjen e qytetarëve me qëllim që gjykimet të jenë të drejta dhe të paanshme. Mjetet financiare për mbulim të shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare. Po propozoj komisionin që do të merret me mbrojtjen e këtyre personave. Konsideroj që Kosova nuk do ta lë në momentin e fundit të marrë veprim. Duhet të jemi te gatshëm tani e tutje”, tha ai./arbresh.info/
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës