Reshjet e orëve të fundit në Prishtinë kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullim të veturave.
Një pjesë e rrugës te rrethrrotullimi i madh, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë është përmbysur nga reshjet e shiut.
Në fotografit që i ka bërë lajmi.net në dalje të rrethrrotullimit në drejtim të Fushë Kosovës, shihet se shiu i madh që ka rënë ka bërë që rruga të mbushet me ujë dhe veturat kanë vështirësi në qarkullim.
Shiu ka ndikuar që edhe pjesë tjera të Prishtinës të ketë vështirësi në qarkullim, për shkak se rrjeti i kanalizimit nuk i përballon reshjet e mëdha./Lajmi.net/

Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijë...
Gyökeres: Do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu si ajo që...
Starmer paralajmëron tensione mes SHBA-së dhe Evropës për Ir...
Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, blloka...
Nottingham Forest ‘deklason’ Chelsean, largohet edhe më shum...
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...