Manchester City dhe Southampton kanë ndarë pikët në Etihad Stadium pas barazimit 1 me 1.
City në pjesën e parë nuk arriti ta thyej mbrojtjen e mysafirëve.
Kun Aguero ishte ai që tentoi në minutën e 25 por goditja e tij u ndal nga portieri anglez, Fraser Forster.
Pjesa e parë nuk ofroi edhe shumë dhe u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan arbresh.info.
Me fillimin e pjesës së dytë, City arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47.
Pas një harkimi të De Bruyne në zonën e rrezikshëm kapiteni i mysafirëve Virgil Van Dijk, shënoi autogol në tentim për ta larguar topin.
Ishte minuta e 75 kur skuadra e Guardiolës u shokua, pasi mesfushori spanjoll, Oriel Romeu shënoi për rezultatin 1 me 1.
Por, City nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores në minutën e fundit të kohës shtes 90 + 6.
Golin e shënoi mesfushori anglez, Raheem Sterling, pas një asistimi të Kevin De Bruyne.
Me këtë fitore City tashmë ka 41 pikë në pozitën e parë të tabelës ndërsa Southampton në pozitën e 11 me 17 pikë. /arbresh.info/
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare