Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga , Bilall Sherifi dhe anëtarë tjerë të Nismës për Kosovën, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan arbresh.info.
Krasniqi u shpreh se rruga në ideal është e përjetshme dhe e pakufishme, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë.
Pas homazheve vizitë i kanë bërë edhe familjes Jashari, ku edhe janë pritur nga përfaqësuesi i kësaj familje, Murat Jashari.
Ky i fundit i falënderoi për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme t’i presin më të bashkuar në kauzat kombëtare.
Ai me këtë rast tha se 28 Nëntori le të shërbejë për t’i përkujtuar e nderuar veprat që ndriçuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë/arbresh.info/
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë