Kupa e Shqipërisë do të zbresë në fushë për festën e Çlirimit. Shtatë nga tetë çiftet e kualifikuara deri në këtë fazë të turneut do të luajnë më 29 Nëntor.
Mes tyre është edhe Skënderbeu, që këtë të mërkurë do të luajë në Lezhë përballë Besëlidhjes. Në këtë mënyrë korçarët do të kenë vetëm 48 orë kohë të rikuperojnë forcat pas duelit direkt me Partizanin.
Zgjedhja duket se është bërë për efekt të kalendarit, edhe sepse te Skënderbeu kërkojnë të kenë më tepër kohë në dispozicion për të përgatitur supersfidën e radhës në kampionat përballë Kukësit, por edhe për ndeshjen e fundit në grupet e Europa League, ku i pret trasferta me Young Boys, përcjellë SuperSport.al.
Një duel mjaft interesant në Grupin A është ai i orës 18:00 ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, me dy skuadrat që vendosen përballë pas finales së mbijetesës së sezonit të kaluar, ku shkodranët arritën të qëndronin mes më të mirëve.
Në Grupin B spikat fakti se Partizani do të ketë pak orë më tepër në dispozicion për t’u çlodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, me të kuqtë që ndeshjen e Kupës me Pogradecin do ta luajnë ditën e enjte. /SuperSport/
KUPA E SHQIPËRISË TURI 1/8
GRUPI A
29 NËNTOR
ERZENI 14:00 KUKËSI
BESËLIDHJA 14:00 SKËNDERBEU
TIRANA 18:00 VLLAZNIA
KAMZA 14:00 TEUTA
GRUPI B
30 NËNTOR
POGRADECI 14:00 PARTIZANI
29 NËNTOR BYLIS
14:00 LUFTËTARI
LUSHNJA 14:00 LAÇI
TURBINA 14:00 FLAMURTARI
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...