Rusia ka mohuar se avionët e saj kanë kryer sulme ajrore në një fshat të Sirisë lindore gjatë ditës së diele.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 53 persona vdiqën në al-Shafah, ndërsa faqja e internetit DeirEzzor24 tha se numri i viktimave është 24, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Në dy raportet është theksuar se avionët rusë, të cilët po mbështesin forcat pro-qeveritare siriane që luftojnë të ashtuquajturin Shtetin Islamik janë përgjegjës për sulmin.
Ministria e Mbrojtjes ruse ka këmbëngulur se sulmi nuk është kryer në al-Shafah.
“Sulmet ajrore në Siri synojnë zonat jashtë qendrave ku jetojnë civilë dhe objektivat tona janë grupet terroriste”, thuhet në deklaratë, raportojnë mediat ruse.
Shumica e viktimave në sulmin e kryer janë gra dhe fëmijë.
Al-Shafah ndodhet në bregun lindor të lumit Eufrat, rreth 110 km në jug të qytetit të Deir al-Zour, rreth 14 km në kufi me Irakun./arbresh.info/
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...