Prishtina ka arritur të marrë tre pikë e plota ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 17-të në Superligë.
Skuadra blu e kaltërt ka fituar me rezultat 2 me 1 duke u renditur në pozitën e dytë në tabelë, transmeton arbresh.info.
Trajneri Mirel Josa pas ndeshjes nuk ka dashur të flas për titullin por ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin e madh.
“I përgëzojë futbollistët e të dyja skuadrave për maksimumin e dhënë në një terren tejet të vështirë”.
“Të rëndësishme sot ishin tri pikët pasi na duheshin shumë për siguri dhe vazhdimësi”, deklaroi Josa pas ndeshjes.
Krejt në fund tiranasi nuk ka dashur të flasë për titullin e kampionit pasi sipas tij duhet vetëm të punojnë.
“Nuk duhet të flasim për titullin e kampionit njëherë. Neve na takon vetëm që të punojmë shumë”, u shpreh Jos
a. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit