Një e papritur ka ndodhur në udhëtimin e autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, pasi është përfshirë nga flakët duke u shkrumbur plotësisht.
Shkak i këtij zjarri mendohet se ka qenë një difekt në motor. Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja mësohet të ketë ndodhur diku rreth orës 6 pasdite pranë vendit të njohur si Istmos në Korinth.
Për fat të mirë mjeti gjendej i parkuar kur u përfshi nga flakët ndërkohë që 30 pasagjerët nuk ishin në autobus kur ranë flakët.
Policia greke deri tani ka referuar vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje shkuan menjëherë 6 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...