Dhjetëra shqiptarë të Medvegjës i kanë bërë një pritje të ngrohtë Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, raporton arbresh.info.
Presidenti shqiptar zgjodhi Medvegjën për vizitë, e cila u cilësua si vizite historike.
Presidenti u takua me nënkryetaren e Medvegjës, Leme Xhema dhe përfaqësues tjerë të Medvegjës.
Kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Zoran Stankoviç tha se Serbia e pret presidentin Meta si një mik.
“Në emër të Qeverisë së Serbisë e kemi pritur Presidentin Shqiptar si një mik dhe do të diskutojmë për çështje jetësore për banorët këtu dhe shqiptarët”, tha ai.
Qyteti ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë nuk ka patur asnjëherë mysafir kaq të rëndësishëm.
Është quajtur vizitë private dhe e rëndësishme për të dy popujt./arbresh.info./
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...