Ish-kandidati i AKR’së, Selim Pacolli ka folur rreth balotazhit të mbajtur të dielën; për marrëveshjen me Shpend Ahmetin dhe votat.
Selim Pacolli thotë se është angazhuar në fitoren e Shpend Ahmetit, pasi që është zotuar se do t’i qëndronte mbrapa marrëveshjes së nënshkruar me kandidatin e Vetëvendosjes.
“Kam bërë ftesa që të dalin dhe ta votojnë kauzën e krijuar me Shpendin”, është shprehur Pacolli.
Ai, i pyetur nga Fidan Jupolli, nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë me LDK’në, – pasi marrëveshja e VV-AKR, nuk u reflektua në votat që mori kandidati i tyre, Shpend Ahmeti, – thotë se asnjëherë nuk do të bënte diçka të tillë
Pacolli ka folur edhe për votat me kusht që pritet ta përcaktojnë fituesin në kryeqytet. Sipas tij, 1700 votat nuk do ta ndryshojnë rezultatin preliminar.
Për më shumë detaje nga intervista, ndiqeni videon e mëposhtme:
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...